X

Drejtonin ‘fabrikën më profesionale të drogës që ishte parë’/ Burg për dy shqiptarët në Angli

Drejtonin një fabrikë droge me vlerë mbi 550 mijë dollarë, arrestohen dy shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Policia britanike zbuloi se thuajse të gjitha dhomat e një shtëpie në Quinton, në Birmingham, përdoreshin për rritjen e kanabisit, përveç kuzhinës, ndërsa në pranga përfunduan Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç, shkruan “Birmingham Mail”.

Dy shqiptarët, emigrantë të paligjshëm në ishull, janë dënuar me 18 muaj burg pasi pranuan akuzën për kultivimin dhe prodhimin e drogës.

Policia hyri me dhunë në banesën e tyre në Hagley Road West në 12 shtator të këtij viti.

Njëri prej oficerëve të policisë është shprehur se, “shte formacioni më i madh dhe më profesional’ i drogës që kishte parë gjatë 20 viteve të tij të punës…”

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë së bashku me një qese të madhe kanabisi.

https://www.birminghammail.co.uk/news/midlands-news/two-jailed-helping-run-quinton-17263886?utm_source=Facebook&utm_medium=social&utm_campaign=birmingham_crime&fbclid=IwAR347T8BLEOAp8ROeKvvsmmwM12ReTOjyvD14OFBTcKAao71D1PexZjdWc8

Rajmond Dani:

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Duka “ngrin” klubet e kryeqytetit: Nuk e di ende nëse stadiumi i ri është gati për derbin

Analizat e barit të stadiumit të ri mbajnë peng zhvillimin e derbit në stadiumin e ri në kryeqytet. Këtë e...

Close