X

Deklarata e DASH/ Paloka: Amerika u vendos edhe njëherë në krah të shqiptarëve, ligji mbi të gjitha

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka përshëndetur deklaratën e sotme të Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila vlerësonte se parësore është respektimi i ligjit.

‘Edhe një herë Departamenti Amerikan i Shtetit vendoset në krah të shqiptarëve dhe tregon se përse SHBA janë kampionet e lirisë dhe demokracisë në botë.

“Ligji mbi te gjitha”…Kaq e thjeshte është dhe këtë po kërkojnë shqiptarët, këtë po kërkon dhe opozita shqiptare; rikthimin tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek rregullat elementare të Demokracisë.

Jo shtet të bandave dhe oligarkëve, po shtet të ligjit dhe të lirisë. Duam një Shqipëri si gjithë Evropa!-shkruan Paloka.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Kushtetuta është e shenjtë”, Vasili: DASH në krah të shqiptarëve, do drejtësi të pavarur, të pakapur nga Rilindja

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se DASH e dëshmoi edhe njëherë se...

Close