X

Bujqësia shqiptare, Panariti: Katastrofë e shpejtë, e dhimbshme dhe e sigurt

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me anë të një mesazhi në internet ka reaguar në lidhje me gjendjen e bujqësisë sot.

Panariti ka theksuar se, fermeri paguhet shumë pak në raport me rajonin, teksa ka shtuar se kjo gjendje është një katastrofë sa e dhimbshme aq edhe e sigurtë.

POSTIMI:

Falimentimi i shpejtë i dhimbshëm, i fermës dhe i Bujqësisë shqiptare ! Ky është buxheti i falimentit të Bujqësisë dhe fshatit që po diskutohet sot në komision parlamentar! Shihni më poshtë.. Ne i japim Fermës dhe fermerit 17 euro për hektar, ndërsa Kosova i jep 120 euro për hektar, Maqedonia e Veriut 220 euro për hektar.. Bashkimi Evropian, 450 euro për hektar. Në raport me kontributin e saj në prodhimin e brendshëm, Bujqësia e Shqipërisë merr 0,9% të parave, Kosova 8% dhe Maqedonia e Veriut 11%… Katastrofë e shpejtë e dhimbshme dhe e sigurtë!!”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rezoluta e PPE për Shqipërinë, Shehu: Vendi në katastrofë nëse nuk ka dialog

Të enjten, Partia Popullore Europiane (PPE) miratoi një rezolutë në lidhje me krizën politike në Shqipëri, e cila nxit të...

Close