X

Arrestohet marangozi shqiptar, ja çfarë iu gjet në dhomën e gjumit

Policia italiane ka arrestuar një marangoz shqiptar, pasi këtij të fundit iu gjet në dhomën e gjumit 1.5 kg drogë.

Arrestimi ndodhi në Abbiategrasso. Polici hyri në banesë për një kontroll rutinë, por nervozizmi i marangozit shqiptar dhe gruas së tij krijoi dyshimin se diçka fshihej në banesë.

Dhe dyshimi ka rezultuar i vërtetë.

Pas një kontrolli të imtësishëm, 40 vjeçarit shqiptar iu gjet jo vetëm lënda narkotike por edhe 950 euro, falë qenëve antidrogë. Në dhomën e gjumit u gjetën tre pako me marijuanë për një peshë totale prej 1.5 kg.

Një pjesë e drogës ishte fshehur në një zonë të kopshtit dhe tjetra në tavanin e dhomës së gjumit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Politikani bën paralajmërim ‘bombë’: Kurti të mos shkojë askund pa mbrojtje, ja nga kush rrezikohet

Politikani i njohur kosovar, Nexhat Daci ka deklaruar për mediat vendase se personalisht ai nuk ka dashur që në zgjedhjet...

Close