X

Aksident tek mbikalimi i Shkozetit, ndërron jetë këmbësori

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradë, në zonën e njohur si ‘mbikalimi i Shkozetit”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka ndërruar jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Viktima është një këmbësor, i cili është aksidentuar nga një automjet në lëvizje.

Ende nuk behet i ditur identiteti i tij, por policia është në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën TR-DR, shtetasi Sh. Sh. i datëlindjes 1982, duke drejtuar mjetin Fiat ATP me targa Italiane EV 310 KF, ka aksindetuar me pasojë me vdekje shtetasin këmbësor i paidentifikuar, drejtuesi i mjetit ndodhet ne vendngjarje.”-njofton policia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Bujqësia shqiptare, Panariti: Katastrofë e shpejtë, e dhimbshme dhe e sigurt

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me anë të një mesazhi në internet ka reaguar në lidhje me gjendjen e bujqësisë...

Close