X

Ylli Rakipi: Regjimet nuk rrëzohen vetë, opozita të mos bëjë teatër, ja çfarë nuk ka kuptuar Sali Berisha

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në studion e gazetares Mirela Milori në ABC News, ka komentuar edhe veprimet e opozitës, në një vend ku është instaluar një regjim. Sipas Rakipit, opozita është teatrale dhe nuk ka demonstruar forcë për t’u përballur me regjimin.
Rakipi komentoi edhe ish kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se ai kurrë nuk kuptoi se në thelbin e këtij sistemi është gara dhe se sot PD, po vuan pikërisht mungesën e garës.

Regjim që të rrëzohet vetë në botë nuk ka. Do forcë të opozitës. Nuk do opozitë teatrale, jo opozitë që të presë Ramën. Opozita nuk mund të presë Ramën. Mënyra si e ka ndërtuar Rama pushtetin, nuk bie vetë. Lufta e opozitës nuk bëhet duke mbledhur nga 20 studentë në qytetet e Shqipërisë dhe të flasësh për mbiemrin e Ballës.

Edi Rama nuk ka ku shkon, nuk kthehet dot mbrapsht. Për të gjitha ato që kanë ndodhur dhe me çfarë është bërë, ky është ankthi i Ramës. Rama në përgjithësi, është në të drejtën e vetë të thotë, kjo është mënyrë ime dhe do të qëndroj.

Berisha është njeriu më i fortë i këtyre 30 viteve, sigurisht me dritëhijet e veta. Berisha duhet të kuptonte që cdo gjë në këtë sistem është garë dhe kjo fillon tek partitë, të lejosh garën, që të dalin përfaqësues të vertëtë, të cilët më pas ndihmojnë edhe partinë.
Rama për mua është një bizantin, por i ka marrë të gjitha vetë, me mënyrat e veta, me forcë, me këmbëngulje, me gjithë punën e vetë. Ndërsa ti zoti Basha, ku e ke punën?“, u shpreh Rakipi. /TPZ.al/

LEXO EDHE:

Ylli Rakipi: Presidenti është institucioni i fundit që regjimi nuk ka kapur, disa ambasadorë janë pjesë integrale e regjimit

Skandali erotik i ambasadorit/ Ylli Rakipi: Nëse është e vërtetë duhet publikuar, të mos përdoret për shantazh

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Haradinaj këshillon Kurtin: Zbatoje reciprocitetin, por mbaje ‘taksën 100 %’ ndaj Serbisë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, gjatë një interviste, ka sqaruar se ai ka qenë ideatori kryesor, që të vendoset taksa...

Close