X

Unë, shkëlqesia ime Gent Cakaj, bëj konferencë, ku flet vetëm shkëlqesia ime, unë!

Në datën 25 nëntor, pra të hënën e ardhshme, ministri në detyrë i binasë për Avropin dhe Punët e Jashtme, i vetëshpalluri si shkëlqesia e tij, Gent Cakaj, organizon konferencën mbarëkombëtare, mbi rolin e Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve, në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Mendohet që kjo konferencë, e ndërtuar nga njeriu, që me dituritë e tij, ka lënë me gojë hapur vetë Edi Ramën, do të jetë e para në botë e llojit të vet.

Në këtë medium mbarëkombëtar, organizator, relator, fjalëhapës, fjalëmbajtës dhe fjalëmbyllës, do të jetë vetë shkëlqesia e tij, Gent Cakaj.

Kjo, do të jetë ndoshta konferenca e parë mbarëkombëtare në Shqipëri dhe në të gjithë botën, ku një njeri i vetëm, qoftë ky edhe i gjithëditur dhe i  mbiquajtur shkëlqesi, pa harruar këtu faktin që ai di përmendësh të gjithë veprat e Kadaresë, vetë do të flasë, vetë do të përgjigjet, vetë do të pjerdhë dhe po vetë do të mbajë erë…

Nëse nuk e besoni, shihni më poshtë ftesën dhe programin e konferencës.

/TPZ.al/Tej e këtej/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela, urdhër SHBA-ve: Ndaloni Ilir Metën! Ka shthurje mendore dhe është ruso-serbo-grek 

Avokati ynë shumë i ditur, njëkohësisht dhe shumë i njohur, Spartak Ngjela, ka lëshuar tre statuse të njëpasnjëshme, me fuqi...

Close