X

Udhëtuan për në Shqipëri, kabineti i Fatmir Limajt bleu cigare me paratë e shtetit (Dokument)

Shpenzimi i buxhetit të shtetit nga anëtarët e Qeverisë për produkte të lluksit nuk është vetëm në pije alkoolike e ushqime të shtrenjta.

Një faturë që e ka siguruar KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, shihet që anëtarët e kabinetit qeveritar kanë blerë edhe cigare me para të shtetit.

Në një udhëtim zyrtar për në Shqipëri të kabinetit të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj ku ishin shpenzuar gjithsej 774 euro, zyrtarët kishin blerë edhe cigare.

Në këtë faturë figuron blerja e një pako Marlboro me vlerë prej 350 lekë, valuta shqiptare.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së ZVKM në Shqipëri me 26.10.2017-28.10.2017 kemi patur disa takime me delegacione nga Shqipëria për mbledhjet e dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Përmes këtij njoftimi kërkoj që të më kompensohet shuma e shpenzuar gjatë kësaj vizite ku në mungesë të kartelës më është dashur të mbuloj të gjitha shpenzimet”, thuhet në letrën e Luan Malokut, pjesë e stafit të zyrës së Fatmir Limajt, që e kishte dërguar te zyrtari i lartë financiar përmes Endrit Shalës.

Shala në atë kohë kishte mbajtur postin e shefit të kabinetit të Fatmir Limajt.

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka marrë faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Mario Baloteli i pandreqshëm, trajneri e largon nga stërvitja e Breshias

Mario Baloteli nuk zë mend dhe me sa duket te Breshia nuk e ka të gjatë, ai ose trajneri Fabio...

Close