X

Shpërthen Ilir Meta: Referendumi, e vetmja zgjidhje për Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë!


Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në një deklaratë për mediat, në dalje të Presidencës. Fill pas vendimit të KPA për shkarkimin e Besnik Muçit, Meta ka thënë se ky është vetting i partisë. Presidenti premtoi një referendum popullor ndaj “kryeministrit dhe disa palaçove ndërkombëtarë“.

Populli duhet të marrë në dorë sovranitetin e vendit. Ju e dini që vetingu i partisë u shpall para pak ditësh nga zëvendës Kryeministri. Nuk jam habitur. Unë nuk i bëj presion askujt.
Kishim dhe zotin Xhafa që i bëri presion gjyqtares Tusha, e cila e kaloi vetingun dhe mbajti hapur Gjykatën Kushtetuese, të cilën e bllokoi Rama me disa palaço ndërkombëtarë.

SHBA eshte si yll sepse me të e kemi bërë kushtetutën. Ata punojnë me kushtetutën që e kanë ndryshuar Rama, Dvorani dhe Agaçi. Me këta, ka vetem një zgjidhje, referendumi. Ata të dalin bashkë me Edi Ramën e unë me shqiptarët. Larg duart nga Gjykata Kushtetuese! Ata janë hipokritë, që e çojnë në Venecia. Pse duan të shpëtojnë Dvoranin? Pse nuk e çuan Arta Markun ne Venecia që u kundërshtua edhe nga opozita e u zgjodh me 69 vota?

Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë. Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik”, u shpreh Meta.

Kujtojmë se mes presidentit dhe mazhorancës ka patur një përplasje lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti Meta deklaron se procesi është manipuluar dhe në themel të manipulimit qëndron kryetari i KED-së, Ardian Dvorani dhe disa ndërkombëtarë të cilët mbështesin Edi Ramën.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
E RËNDË/ 54 vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Durrës

Një 54-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Durrës, për shkak se akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze...

Close