X

Sherr me Flori Mumajesin? Ervin Gonxhi tregon pse e braktisi grupin e njohur: Luftova të jem pjesë e tyre, por…


Ervin Gonxhi ka treguar më në fund arsyen se përse është shkëputur nga grupi i mirënjohur muzikor “Threedots”, teksa u përfol për një sherr që mund të ketë pasur me drejtuesin, Flori Mumajesin.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Ervini ka folur për projektin e tij më të ri muzikor.

I pyetur nga gazetari, Gerald Qerimi, ai deklaroi se për momentin po bën muzikë për vete dhe tregun ndërkombëtar.

Ndërsa për arsyet që u shkëput nga grupi “Threedots” Ervini tha:

“Threedot-sat do të mbeten gjithmonë në gjendjen time shpirtërore, ata janë vëllezërit e mi , me të cilët kam krijuar shumë vite punë.

Unë jam një nga ata që kam luftuar të jem Threedots. Nuk është kjo arsyeja që unë jam larguar nga artistët.

Artistët unë i mirëpres akoma në studio. Kam bashkëpunim prapë me këngëtarë dhe artistë, po më tepër po bashkëpunoj me të huaj”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Është ndarë apo jo nga Genari? Eva Murati vendosi të na tregojë të vërtetën

Moderatorja e njohur, Eva Murati është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar. Prej kohësh ajo është përfolur...

Close