X

Merret vendimi përfundimtar, shkarkohet gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi


Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, i dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, Besnik Muçi, është shkarkuar nga detyra. Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka marrë sot vendimin për gjyqtarin Muçi duke e shkarkuar atë, me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë.

Trupa gjykuese e KPA u shpreh se Besnik Muçi ka pasur disa probleme me pasurinë e tij dhe me deklarimin e pronave të tij.

Po ashtu një tjetër problem,  që është pranuar nga Kolegji i Apelimit është edhe një ankesë nga një qytetar, për lidhjet e gjyqtarit me një biznesmen dhe pushimi i një çështje penale.

Fill pas këtij lajmi, ka reaguar edhe Presidenca, me anë të zëdhënësit Tedi Blushi, i cili shkruan se nuk ka asnjë surprizë nga “vettingu i partisë” dhe se vijon skenari për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese.

“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”, shkruan Blushi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
U restaurua pak kohë më parë, shembet tavani në spitalin e Traumës

Shëndetësia, është një nga fushat për të cilën mund të themi me plot gojë që qeveria e “Rilindjes” ka dështuar....

Close