X

Kush është Sotir Martini, i besuari i Ahmet Zogut, ministri që iu përkushtua mbretit e njihte çdo sekret të tij


Studiuesi Erald Kapri ka publikuar sot një pjesë nga libri i tij më i fundit “Mbreti Zog, Pas dyerve të mbyllura”. Në këtë pjesë të zgjedhur nga autori flitet për Sotir Martinin, të besuarin e Ahmet Zogut, i cili i njihte çdo sekret mbretit.

Martini, sipas Kaprit, ishte një njeri i afërt me mbretin dhe ka ndikuar jo pak në sjelljen e monarkut, pamjen e jashtme të tij, organizimin e Oborrit Mbretëror, ceremonialin.

PJESA E PLOTË

Zogu nuk besonte lehtë. Të paktë ishin njerëzit që kishte në rrethin e ngushtë. Ndër ata pak sa gishtat e njërës dorë, ishte pa dyshim Sotir Martini. Ministri i Oborrit ose shoqëruesi i Zogut, Martini ishte edukuar në Rumani dhe rastësisht u njoh me Zogun në vitet ‘20.

I zeshkët dhe i ngrysur, njihte disa gjuhë të huaja, frëngjishte të pastër, sjelljet mondane, me sqimë në njohjen e veshjeve, Zogu e mori pranë derisa vdiq në mërgim.
Martini nuk u martua kurrë dhe iu përkushtua Zogut gjithë jetën, duke ndikuar jo pak në sjelljen e monarkut, pamjen e jashtme të tij, organizimin e Oborrit Mbretëror, ceremonialin.

Natyrshëm Martini njihte çdo sekret të Zogut, nga historitë rozë të monarkut e deri tek pasuria e tij. Martini nuk i kishte lejuar vetes asnjë kënaqësi, përveç devotshmërisë ndaj Zogut, sa në një përshkrim të britanikëve cilësohej si “i padobishmi”, batutë angleze që evidenton rutinën.

Mbreti Zog kishte me vete edhe një pjesë medaljesh të shumta të arta, të cilat ishin prodhuar për përvjetorë dhe ceremoni gjatë mbretërimit në Shqipëri. Kjo u bë e ditur në korrik 1940 nga Sotir Martini gjatë një takimi në Ministrinë e Jashtme Britanike. Gjatë përgatitjeve për një largim të mundshëm në SHBA, Martini u kërkoi autoriteteve britanike që disa pako me këto objekte të rralla e të çmuara të depozitoheshin në Bankën e Anglisë për efekt sigurie dhe në një moment tjetër të transportoheshin për në SHBA.

Martini nuk dha më shumë detaje mbi përmbajtjen apo vlerën e tyre, por kishte nënvizuar se bëhej fjalë për disa kuti me objekte të çmuara. Diçka më shumë për këto valixhe u zbulua dy muaj më pas… (Pjesëz nga librit “Mbreti Zog, Pas dyerve të mbyllura”. Në foto, çifti mbretëror dhe Sotir Martini)

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
“Nëna jote pret një nuse që kurrë s’do vijë”, babai i Ergi Dinit përlot në 3-vjetorin e vdekjes së djalit

Sot bëhen tre vite nga vdekja e këngëtarit Ergi Dini. Tre vjet më parë një prej të rinjve më premtues,...

Close