X

Këta janë dy personat e dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit (FOTO)

Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviçit më 16 janar 2018 në Mitrovicën e Veriut.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresën elektronike info@kosovopolice.com ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Kapen 11 mijë euro false në autobusin Shqipëri-Itali

Autoritetet doganore italiane kanë sekuestruar 220 kartëmonedha false të prerjes 50 euro në një autobus të linjës Shqipëri-Itali. Autobusi ishte...

Close