X

“Fle nëpër hotele”, Arbër Çepani e pranon hapur që ka një lidhje: Kam kontakte edhe me ish-të dashurat


Arbër Çepani është fituesi i parë i ‘Big Brother’, vitet e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes me angazhimet e tij në botën e televizionit.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisioni “Glamour Zone” në ‘Ora News’ ku ka folur edhe për jetën e tij private.

Nga pyetjet e moderatores, Ester Bylyku, Arbri ka treguar se është në një lidhje, por pa zbuluar emrin e vajzës që i ka vjedhur zemrën.

Ndërsa në një moment kur moderatorja e ka pyetur që me kë jeton në shtëpi, dhe ish-banori i Big Brother me shaka ka thënë se fle nëpër hotele, duke qenë se është në lëvizje për shkak të punës.

Moderatorja: Na e thua dot emrin e vajzës që ju ka rrëmbyer zemrën?

Arbër Çepani: Sigurisht që jo.

Moderatorja: Sa kohë keni bashkë?

Arbër Çepani: U bënë disa muaj, nuk kemi lidhje disavjeçare.

Arbër Çepani: “Për të qenë i sinqertë kamë kontakte të mira me gjithë personat që kam pasur lidhje. Sepse në fund të fundit ke kaluar diçka, një moment. Ruaj marrëdhënie miqësore.

Por ka nevojë për etikë në këtë mes, për personin që ke në krah. Kur je single e shoh pas asnjë lloj problemi të kem miqësi me ish të dashurat. Kur je i lidhur prapë nuk e shoh problem por duhet të ruash disa norma etike, elegance që personin që ke në krah të mos e bësh të ndihet e pavlerësuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Me kapuç dhe duke folur në telefon, mikesha e ngushtë hap arkivat, publikon fotot kur Armina Mevlani ishte 15-vjeçe

Blogerja e njohur Armina Mevlani është një ndër personazhet më të përfolura në median rozë. Ajo është shumë aktive në...

Close