X

Vrasja e gazetares, arrestohet biznesmeni i njohur në Maltë


Policia e Maltës arrestoi një nga biznesmenët më të shquar të vendit në lidhje me një hetim mbi vrasjen e gazetares së njohur Daphne Caruana Galizia, raporton agjencia e lajmeve reuters.

Policia e arrestoi miliarderin në jahtin e tij në detin Mesdhe raportoi policia e këtij vendi.

Jurgen Fenech është president i kompanisë Tumas Group, aksioner në një sërë kompanish të fuqishme gazi, hotelesh me investime në shumë vende të botës.

Arrestimi i tij erdhi një ditë pasi qeveria malteze tha se do t’i ofronte falje një ndërmjetësi të dyshuar në vrasjen e vitit 2017 të Caruana Galizia nëse ai tregonte se kush qëndronte pas vrasjes së gazetares së njohur investigative.

Gazetarja e kishte përmendur emrin e biznesmenit në investigimet e saj që kishin të bënin me çështjet më të rënda të shkeljeve dhe korrupsionit në vend.

Caruana Galizia, një gazetare e njohur u vra nga një bombë që ishte vendosur në makinën e saj afër kryeqytetit Valeta në tetor 2017, një vrasje që tronditi Evropën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Vetëplagoset me pistoletë 38-vjeçari në Fier, arrestohet nga policia

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.N., 38 vjeç, banues në Fier....

Close