

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistë për “New York Times“, të publikuar ditën e martë, tha se bllokimi i zgjerimit të BE-së mund të shkaktojë ndryshime dramatike në rajon.
“Deri para dy muajsh, lideri i kombit të vogël të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut shkonte drejt, përshëndetur nga liderët botëror, i lavdëruar nga njeriu i parë i OKB-së sepse ofroi një pikë të rrallë të ndritshëm në peizazhin botëror të trazuar, ndërsa gjithashtu u gjend në listën e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan gazeta “New York Times”.
Kryeministri Zoran Zaev ka investuar karrierën e tij politike dhe të ardhmen e vendit të tij në zgjidhjen e një mosmarrëveshje tre dekadash me Greqinë fqinje për emrin e këtij vendi. Me ndihmën e punës së palodhur dhe përtej pritjeve, ai pati sukses. Por, ulur para zyrës së tij në Shkup, gjithçka duket e largët. “Po thyhem nga brenda”, tha Zaev “New York Times”, raporton INA.
Gazeta shkruan se pritej që ndryshimi i emrit të hapte rrugën e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, por Franca vuri veton ndaj vendimit muajin e kaluar, duke kërkuar reforma në procesin e pranimit. Zaev tha se kjo e ka shkatërruar personalisht, psikologjikisht, ku shtoi se ai është i shqetësuar jo vetëm për veten dhe vendin, por edhe për tërë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Nacionalizmi dhe radikalizmi mund të rriten përsëri. Ekziston rrezik nga konflikti në vetë shtetet, por edhe në mes shteteve”, tha Zaev.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
FOTO/ Humb jetën polici i kufirit, mediat malazeze: E vranë kosovarët
Reali feston barazimin si fitore, madrilenët vuajnë për të marrë pikë përballë Valencias
Barazim dramatik në Firence, Interit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit
Skandal në Spanjë/ “Nazist i ndyrë”, skuadra e Rei Manajt braktis ndeshjen
Anti-shpifja/ “Gazetarët do përballen me sfida shumë serioze”, ekspertët për “Zërin e Amerikës”
‘Eksodi’ në shëndetësi, Basha paraqet programin e PD: Paga 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët
Këlliçi në Akademinë Politike: Ndihma për personat e prekur nga tërmeti, të rinjtë ishin në lartësinë e misionit të tyre
Anti-shpifja/ “Kot të keqkuptojnë Edi, ec para mos u tërhiq”, Vasili ironizon kryeministrin: Padija është krenaria jote
Lini nje Koment