X

“Të shpallet në kërkim Prokuroria”, ish-deputeti i PD: Kemi dorëzuar prova e fakte për Unazën e Re, asnjë veprim, asnjë hetim

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu kërkon të shpallet në kërkim Prokuroria. Në një status në “Facebook”, Balliu kujton se Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re por Prokuroria nuk bën asnjë veprim e asnjë hetim dhe as nuk pezullon punimet. Sipas tij, prokuroria sillet sikur nuk ekziston.

Mesazhi i plotë i Balliut

“TË SHPALLET NË KËRKIM PROKURORIA
Nuk ka Prokurori e as prokuror.
Edhe pse Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re, Prokuroria nuk bën asnjë veprim, a thua se nuk ekziston.
PD ka bërë kallëzim dhe ka dorëzuar prova e fakte për aferën korruptive që po ndodh tek Unaza, e ku qindra familje rrezikojnë të mbeten ne qiell të hapur, Prokuroria nuk bën asnjë veprim.
Prokuroria nuk nis hetimet e as nuk pezullon punimet.
Prokuroria NUK është aty.
Prokuroria të SHPALLET NË KËRKIM”, shkruan Balliu.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Kampion në marrëzi”- Berisha reagon pas konferencës mbarëkombëtare ku do të mbahej fjalim vetëm nga Cakaj

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas publikimit të agjendës së një konference mbarëkombëtare nga Ministria e Jashtme, ku fjalën e hapjes,...

Close