X

Spiunazh dhe ndryshimi i arbitrit të VAR: ethet e finales Flamengo-River Plate

Është më shumë se një finale. Përplasja mes dy botëve, mes dy mënyrave të ndryshme të perceptimit për futbollin. River Plate kundër Flamengo luhet të shtunën, ora 21 e vendit tonë, në Lima, pas tërheqjes së Santiagos. Dy metropole, Rio de Janeiro e Buenos Aires, janë në vibrime emocionale. Kuqezinjtë e Gabigol janë favoritët e mëdhenj, por është një ndeshje, është një finale. E finalet, si thonë kampionët, nuk luhen. Fitohen.

Rruga që të drejton në aeroportin Galeao të Rios do të jetë e bllokuar gjithë ditën. Tifozeria e Flamengo ka lënë takim në mëngjes për të përshëndetur nisjes e skuadrës drejt Perusë. Fluturimi është parashikuar për në orën 19,30 shqiptare), gjithnjë nëse autobusi ia del të arrijë në kohë. Jorge Jesus ka kërkuar që në charter të skuadrës të jenë vetëm lojtarët dhe stafi teknik, një total prej 81 personash. Drejtuesit do të shkojnë në Lima me një tjetër avion, ndërsa miqtë dhe të afërmit do të lëvizin të premten, në vigjilje të ndeshjes. Pak a shumë i njëjti program i River, që do të mbërrijë në Lima pak para rivalëve, në orën 19, dy para zbritjes së parashikuar për Flamengo.

STËRVITJET SEKRETE

Si River ashtu dhe Flamengo do të kenë në dispozicion dy stërvitje në Lima. Por në të dy rastet do të ketë pak mundësi të bëhen prova të rëndësishme. Pjesa taktike është kryer e gjitha në fshehtësi në qendrat respektive stërvitore, me dyer të mbyllura. Jorge Jesus nuk ka dyshime të mëdha, do të luajë me klasiken e tij 4-3-3 superofensiv që i ka dhënë vlerë Gabigol, golashënuesi i kampionatit brazilian. Tekniku portugez në ditët e fundit ka patur bisedime private me lojtarin, protagonist i disa episodeve nervozizmi të tepruar, kulmuar me kartonin e kuq të ndeshjes së fundit të kampionatit. Ndërkohë, Marcelo Gallardo, trajneri i River, ka në mendje të bëjë ndonjë ndryshim në krahasim me reshtimin e zakonshëm, i shqetësuar nga potenciali i jashtzakonshëm i Fla. Idea është një 5-3-2 në të cilën Martinez Cuarta kthehet një mbrojtës i lirë, me vendosjen e një markuesi të dytë, kilenin Paulo Diaz, përkrah Pinola. Dyshja e sulmit është Borre-Suarez, ndërsa në regji Enzo Perez.

MISTERI I VAR

Mes një mijë lajmeve të vigjiljes, më befasues është ai i ndryshimit të arbitrit që duhet të merret me Var. Në fillim ishte caktuar peruani Diego Haro, që theu protokollin duke dhënë një intervistë për Radio Mitre, intervistë në të cilën fliste për dy skuadrat që do të përballen në Lima. Në vecanti zbuloi se kishte studiuar me kujdes lojtarët e River. Conmebol vendosi ta zëvendësojë me uruguajanin Esteban Ostojich. Arbitri i fushës do të jetë kileni Roberto Tobar, që drejtoi finalen e fundit të Kupës së Amerikës mes Brazilit e Perùsë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Tottenham prezanton Mourinhon: “Në fund të sezonit renditja do të jetë ndryshe”

Jose Mourinho nuk humb kohë, prezantohet dhe jep intervistën e parë si trajner i Spurs për televizionin zyrtar të Tottenham:...

Close