X

Koncensionet, qeveria do të paguajë 14.6 miliardë lekë vetëm gjatë vitit 2020

Deri në vitin 2032 do të paguhen nga buxheti i shtetit këste për kontratat e partneritetit publik privat të lidhura nga qeveria.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, shpjegoi përpara deputeteve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se si pagesat për kontratat e Partneritetit Publik Privat do të shtrihen ndër vite.

Ligji detyron të mos kalojnë 5% të totalit të të ardhurave tatimore parashikuar në vitin paraardhës.

Opozita mendon se mazhoranca po ngarkon me borxh brezat e ardhshëm, ndërsa kjo e fundit thotë se po zhvillon vendin e po rrit shërbimet.

Socialistja Blerina Gjylameti përfitoi nga prania e ministres Denaj për të marrë një përgjigje për shqetësimin e koleges Balluku rreth mungesës së financimit të projekteve në infrastrukturë.

Por, çfarë do të ndodhë me kontratën koncesionare të rrugës Milot -Balldren?

Fondet për këtë rrugë, sipas ministres Denaj, do të lëvrohen edhe nëse do të duhet të ndërpriten të tjera investime.

Vitin e ardhshëm buxheti i shtetit do të mbështesë financiarisht 14 kontrata koncesionare në investime dhe shërbime. Fondi që do të shkojë për to kap vlerën e 14.6 miliardë lekëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dëshmia në Kongres/ Ambasadori amerikan në BE: Giuliani i vendosi parakushte Ukrainës

Në Dhomën e Përfaqësuesve po vazhdon dëshmia publike e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland. Ai...

Close