X

Itali, shqiptari kapet me gjysmë kilogrami kokainë

Autoritetet italiane arrestuan një shtetas shqiptar pasi gjetën në makinën e tij gjysmë kilogrami kokainë dhe 1500 euro cash në dalje të qytetit të Bolzanos.

Gjatë një kontrolli të rastësishëm 39 vjeçari rezultoi se ishte emigrant i paligjshëm në Itali dhe se automjeti me të cilin po lëviste i përkiste një tjetër shqiptari.

Nga kontrolli i veturës iu gjetën 7 pako kokainë në kroskot gati për tu shitur.

Policia vijoi hetimet brenda shtëpisë së 39 vjeçarit në Modena ku gjeti mjetet e përdorura për matjendhe paketimin e drogës si dhe para të tjera cash.

Deri sa të përfundojnë procedurat hetimore për të, shqiptari do të kthehet për riatdhesimin në vend.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Buxheti në krizë, qeveria u bën presion punonjësve të saj: Vërtetoni që nuk keni detyrime tatimore

Një shkresë që u është dërguar punonjësve të administratës gjatë ditëve të fundit, nga ana e Ministrisë së Financave u...

Close