X

Ish-Prokurori i Përgjithshëm: ‘Në kohën e Berishës funksiononte shteti’

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora pohoi se shteti funksiononte gjatë kohës që në pushtet ishte Sali Berisha.

Ai kritikoi procesin e vettingut duke shprehur se nuk është shkarkuar ende asnjë me prova dhe argumente bindëse për përfshirjen në korrupsion.

‘Edhe përpara 2016-ës këta që artikulojnë sot, përfaqësuesit e mazhorancës, unë mendoj që e kanë gabim. Ka qenë ajo Gjykatë Kushtetuese që në kohën e pushtetit të Sali Berishës mund të ketë prishur rreth 40 ligje dhe akte të qeverisë me kërkesën e opozitës së asaj kohe. Do të thotë që funksiononte shteti. Natyrisht që ka pasur problematika dhe shqetësimi më i madh i njerëzve ndaj opinionit në tërësi ka qenë korrupsioni. Në thelb ajo është krim dhe si gjithë krimet e tjera shteti ka mekanizma për ta frenuar e për ta parandaluar dhe për ta goditur. Ne kemi sot gati një vit që po bëhet vettingu në organet e drejtësisë dhe nuk kemi parë një që të shkarkohet me argumenta bindëse si i korruptuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Të shpallet në kërkim Prokuroria”, ish-deputeti i PD: Kemi dorëzuar prova e fakte për Unazën e Re, asnjë veprim, asnjë hetim

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu kërkon të shpallet në kërkim Prokuroria. Në një status në “Facebook”, Balliu kujton se Partia...

Close