X

Gnabri mrekullon Gjermaninë! Barazon rekordin e të madhit Gerd Myler!

Serzh Gnabri për rekord! Sulmuesi i Bajerit të Mynihut, 24 vjeç, po udhëton me një mesatare të frikshme në Kombëtare: 13 ndeshje, 13 gola të shënuar mes te cilëve dy tregolësha, i fundit ditën e djeshme kundër Irlandës së Veriut. Shifra që te “Mannschaft” vetëm një lojtar i kishte arritur më parë: Gerd Myler!

Është viti që sulmuesi të kurorëzojë karrierën e tij, teksa tifozët e Bajernit e kanë zgjedhur si lojtarin më të mirë të sezonit 2018/19. Numra që këtë sezon konfirmojnë rritjen e tij. Bavarezët kishin nuhatur saktë kur e blenë nga Verder Bremen për 8 milionë euro. Thërrime krahasuar me atë që Gnabri vlen sot. Për të caktuar një shifër është e vështirë, duke qenë se lojtari nuk është në merkato. “Aftësitë e tij pjesa e tjetër e Bundesligës i ka zili: shpejtësi, gjuajtje dhe dribling. Dhe mund të përmirësohet edhe më,” ka deklaruar ish-trajneri i tij, Niko Kovaç.

Nuk kanë qenë të këtij mendimi tek Arsenali, që e morën në Angli për 100 mijë euro në moshën 16-vjeçare, një rritje që nuk i bindi “Topçinjtë”, të cilët e shitën katër vite më pas tek Verderi për 5 milionë. E sigurt që sot në Londër dikush po ha thonjtë nga inati…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Haradinaj ‘i tregon vendin’ Ramës: Kush je ti që i tregon Kosovës se ç’duhet të bëjë?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, janë duke bërë përpjekje për të shtyrë...

Close