X

“Energji e keqe, poshtërsi m*ti”/ Kejvina Kthella reagon pas kritikave për lidhjen me Redjan Rrajën, mesazhi që jep


Kjevina Kthella është tashmë në qendër të mediave. Pas lidhjes së saj me Redjan Rrajën ajo është bërë edhe pjesë e hetimeve të atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja.

Një ditë më parë Krimet e Rënda i rikthyer asaj telefonin por i mbajnë ende të bllokuar makinën “Audi-in” dhe llogaritë bankare.

Së fundmi ajo ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një shprehje:

“Një gjë rreth meje, vërej stile të çuditshme, energji e keqe, poshtërsi m*ti”, shkruan ajo në Instagram.

Lidhja e Kejvina Kthejllës me Rrajën

Modelja e cila u fut në këtë mesele “falë” lidhjes së saj me Redjan Rrajën, është përdorur si alibi nga ai, pasi i riu me profesion stomatolog është shprehur se gjatë kohës kur kishte ndodhur atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ndodhej me të dashurën e tij.

Redjan Rraja u arrestua disa ditë më parë dhe akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut).

Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ “Edhe 100 baba”, Xhensila Myrtezaj i bën surprizën e bukur në mesnatë Besit, këngëtarja zbulon edhe moshën aktorit

Aktori i humorit, Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj formojnë një ndër çiftet më simpatik të showbizzit shqiptar....

Close