X

Denoncimi/ “Kryebashkiaku i Maliqit shpenzon dhjetë milionë lekë për pemën e vitit të ri”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Maliqit, sipas të cilit ka paguar 10 milion lekë të vjetra për të blerë një pemë për festat e fundvitit.

Sipas denoncimit ku paraqiten edhe dy dokumente, fillimisht tenderi ishte për 15 mln lekë.

Reagimi i plotë:

Narkozyrtaret festojne vitin e ri me parate qe ju vjedhin qytetareve te varfer!

10 milione lek vjel, blen bredhin e vitit te Ri narkokryetari monist i Maliqit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb

Pas një shkrese të ardhur në inbox e faqes, ku Kryetari i Bashkis Maliq, “topja” Gëzim Topçiu, shpenzonte 15 milion lek për një bredh dekorativ për festat e fundvitit, vjen shkresa e dytë. Në këtë shkresë të dytë, “topja i bashkisë” është treguar zemërgjerë dhe dorështrënguar me taksat e qytetarëve të Maliqit. Nga 15 milion, e ka çuar në 10 milion lek blerjen e kësaj peme. Nuk e di çfarë ka të pazakontë kjo pemë që taksapaguesit e Maliqit të paguajn këtë luks kaq të madhë kur kanë gjëra më të rëndësishme si shkollat, infrastruktura, subvencionet e fermerve të zonës që çdo vit shohim se e hedhin mundin dhe djersën e tyre, e shumë gjëra më jetike, por edhe sikur dora vetë Tarzani të kishte qëndruar majë kësaj peme dhe të merrej si vlerë historike nuk do kishte këtë kosto nga buxheti i bashkisë.

Edi Rama Prokuroria e Përgjithshme Kontrolli i Larte i Shtetit shikoni gjë nga sytë ju?

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Zbardhen të tjera biznese të italianit që mashtroi shqiptarët me kontrata pune në Itali

Një javë më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast mashtrimi për punësimin e shqiptarëve jashtë vendit. Bëhet...

Close