X

Zyrtarët e lartë të LDK’së i tregojnë Edi Ramës se Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë skandalin e radhës në raport me Kosovën, duke e përfshirë atë si pjesë të Serbisë. Rama e ka edituar më vonë videon, por reagimet nga Kosova nuk janë ndalur.

Sipas një harte që e ja publikuar Rama në Facebook, i bie që Shqipëria kufizohet me Serbinë, e zyrtarë të LDK’së duan ta njoftojnë kryeministrin shqiptar se Kosova është shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Një prej reagimeve të fundit, ka ardhur edhe nga zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008.

Beqiri postimin e Edi Ramës e ka quajtur turpi i radhës.

“Për ata që “nuk e dinë”, për Edin e Shqipërisë, Kosova shtet i Pavarur e sovran është shpallur më 17 shkurt 2008, me hartën dhe kufijtë e saj. Nuk habitem me turpin e tij të radhës”.

Ndërkaq ish-deputeti Armend Zemaj, i cili ka fituar tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës, i ka thënë Ramës “natën e mirë” dhe e ka akuzuar atë për ide të mbrapshta.

“Mirëmëngjesi JO, po natën e mirë TY dhe gjithë atyre që mendojnë për idet e mbrapshta. “Kosova shtet sovran dhe e pavarur✌️✌️”, ka shkruar Zemaj. /Express/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
30 mbledhje, asgjë e zbardhur/ Padia: Dvorani privatizoi dhe ‘bunkerizoi’ KED-në

Kur u vendos që drejtësia shqiptare të reformohej, kryefjala e ekspertëve të huaj dhe shqiptarë ishte transparenca dhe kolegjialiteti. Por...

Close