X

Pritet takimi sqarimit Ronaldo-Sarri, por një si CR7 nuk kërkon kurrë falje

Katër gola në tri ditë dhe dy fitore me Portugalinë. Cristiano Ronaldo ka mbyllur në mënyrën më të mirë nëntorin me kombëtaren luzitane dhe është gati të fokusohet te Juventus. Por situata te skuadra bardhezi, nuk është e njëjtë. Përpara se të nisë përgatitjet me “Zonjën e Vjetër”, CR7 duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet me trajnerin Maurizio Sarri.

Tekniku “guxoi” si pak të tjerë të zëvendësojë në dy sfida radhazi sulmuesin portugez. I pamësuar me një trajtim të tillë, regimi i futbollistit nuk ishte aspak i mirë. Po ashtu, me paraqitjet e tij me Portugalinë, Cristiano Ronaldo përgënjeshtroi trajnerin, që në disa raste kishte këmbëngulur se ai ishte i dëmtuar. Gjithsesi, grumbullimi me Portugalinë ka ftohur gjakrat dhe palët janë gati të shtrëngojnë sërish duart.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Ronaldo dhe Sarri do të takohen gjatë së mërkurës për të sheshuar mosmarrëveshjet, teksa më pas futbollisti do të ketë edhe një ballafaqim me skuadrën. Jo të gjithë shokët e skuadrës e kanë mbështetur gjatë javëve të fundit, por duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet italiane, shanset që një si Cristiano Ronaldo të kërkojë falje, aq më tepër duke njohur krenarinë e tij, janë afër zeros.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
‘Ne duam dy gjëra’/ Dashamir Shehi zbulon diskutimin me Metën: Çfarë na u kërkua nga presidenti në takim

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ka treguar detaje në takimin e sotëm të...

Close