

Marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje tashmë ka ndodhur, ka thënë sot nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Në një intervistë të shkurtër për Info Magazine të Klan Kosova, Haziri u shpreh se nuk ekziston asnjë ngërç në lidhje me krijimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës ndërmjet LDK-së dhe VV-së. Ka thënë se pritjet e rivalëve politik “janë joreale” dhe ka deklaruar se “parimisht koalicioni LDK-VV ka ndodhur”.
“Nuk ka asnjë lloj ngërçi sa i përket krijimit të një koalicioni ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes. Ju siguroj se politikat sektoriale dhe programin qeverisës e kemi përafruar jashtëzakonisht shumë deri në pajtueshmëri. E gjithë ajo që këto ditë më shumë po flitet, është se nga kampet rivale politike ekzistojnë pritje joreale sepse ai [koalicioni] ka ndodhë”, ka thënë Haziri.
Ndonëse gjatë dy javëve të fundit bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të LDK-së dhe Vetëvendosjes kanë qenë të pakta, nënkryetari i Lidhjes Demokratike ka thënë se takimet do të zhvillohen siç janë paraparë me kalendar.
“Takimet tona janë duke u zhvilluar sipas kalendarit dhe asnjë lloj vonese nuk ka. Vonesa e vetme është shkaku i rinumërimit të votave nga KQZ”, është shprehur Haziri.
Dy partitë opozitare nga legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shënuan fitore në raport me partitë që ishin në pushtet.
Bazuar në rezultatet të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, është subjekti politik që duhet t’i iniciojë bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Braçe njofton anullimin e ‘Milot-Balldren’/ Spaho: Plani me tri pika i Bashës, shpëtimi juaj
Interi nuk ia del dot ndaj Romës, kryesimi përsëri në rrezik
Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje 36-vjeçarin me biçikletë
Dalin shifrat, ja sa kosovarë kanë qenë të përfshirë në luftërat në Siri, shumë prej tyre janë penduar
Kosova rrezikon përjashtimin nga kompeticionet ndërkombëtare, Ujkani shkund FFK-në: Kemi bërë sakrifica për këtë ditë, lini mënjanë …
Anulohet “koncesioni i florinjtë” i rrugës Milot–Balldren
Kërkohej nga Interpoli për mashtrim, kosovari do të kalojë një muaj në paraburgim
Malaj: Me Ramën do të përballem në Kuvend, unë si ekspert ai me pushkën top për armiqtë politikë
Lini nje Koment