X

“Në qeverisjen tonë do të forcojmë marrëdhëniet me SHBA”, çfarë bisedoi Basha me ish-Komandantin e NATO-s

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot në një takim Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri i PD-së theksoi se tema e diskutimit mes tyre ishte rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE. Po ashtu kreu i opozitës pohoi se kur PD të vijë në pushtet, do të bëjë gjithçka për forcimin e marrëdhënieve me SHBA.

“Mirëprita në zyrë Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë. Bashkë, patëm rastin të diskutonim mbi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë. Në qeverisjen tonë nesër, ne do të bëjmë gjithçka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA sepse shqiptarët e kanë shumë të qartë se e ardhmja e vendit tonë, është krah për krah me vlerat perëndimore”, shkruan Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Si e përvetësoi Dvorani detyrën e kreut të shtetit’

Presidenti Ilir Meta e paditi të martën kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për ‘shpërdorim detyre’ dhe...

Close