X

Në Itali janë të bindur, Juventus do të tentojë të marrë Kilian Mbapen


Juventusi është kthyer në vitet e fundit në një nga skuadrat më të mira në botë, duke u kthyer padyshimnë favoritin kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ky trofe i shumëdëshiruar po i mungon bardhezinjve pavarësisht shpenzimeve kolosale në merkato duke afruar edhe futbollistë me shumë emër.

Sakaq, “Tuttosport” raporton se Juventusi pritet të jetë shumë aktiv edhe në merkaton e verës dhe do të synojë të afrojë të tjerë emra. Dëshira e madhe e bardhzinjve mban emrin e Kilian Mbapes i cili aktualisht vlerësohet 380 milionë euro dhe praktikisht duket e pamundur për të siguruar shërbimet e tij.

Përveç kartonit të tij, Mbape paguhet edhe rreth 20 milionë euro në sezon dhe merr më shumë se Kristiano Ronaldo që është më i paguari te bardhezinjtë. Klubi nga Torino, ka nisur tashmë të mendojë si mund të justifikojë të ardhurat nëse blen kartonin e tij teksa një shumë e konsiderueshme pritet të vijë edhe nga shitjet e fanellave, ashtu siç ndodhte me Ronaldon.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
“Zgjedhorja”, Ivi Kaso tregon propozimet e PD: Partitë 100% financim publik, opozita ka besimin e qytetarëve

Sekretari i për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga tryeza...

Close