X

FOTO/ I humbi kuleta në Prishtinë, ja gjesti i kosovarit ndaj tifozit anglez


Jehona e mikpritjes së kosovarëve ndaj tifozëve dhe skuadrës së Anglisë ka marrë përmasa të mëdha.

Shumë media personazhe të sportit dhe jo vetëm janë mrekulluar nga kjo atmosferë duke i falënderuar “dardanët” për respektin e treguar.

Një tjetër ngjarje e cila mbete në vazhdën e dashamirësisë së popullit kosovarë ndaj Anglezëve është edhe një histori e bërë publike nga një tifoz britanik. Steven Bruce gjatë periudhës që qëndroi në Prishtinë tregon se i kishte humbur kuleta ku mbante 600 euro në një nga ambientet e kryeqytetit kosovar.

Bruce ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se një qytetar i Kosovës e kishte marrë kuletën dhe menjëherë ia dorëzoi tifozit ishullor.

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma ktheu, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Bruce në llogarinë e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME, SPORT
Gjykata Kushtetuese/ Gati kallëzimi penal ndaj Ardian Dvoranit, Presidenca e dorëzon në Prokurori në 14:30

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta do të kallëzojë sot penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi,...

Close