X

EURO 2020 / Zgjidhen dy misteret e fundit, festojnë Gjermania dhe Uellsi

Uellsi është skuadra e 20-të e kualifikuar në Europian, duke bërë të plotë grupin e ekipeve të cilat kanë siguruar biletën për në fazën finale të turneu. I udhëhequr nga Ramsei me dy gola dhe Bejl që duket në formë sa herë që vesh bluzën e përfaqësueses, Uellsi ia ka dalë që të triumfojë në duelin direkt ndaj Hungarisë, duke dërguar këtë të fundit në play-off.

Ndërkohë, misteri tjetër i pazgjidhur ishte edhe sa i përket vendit të parë në grupin C. Gjermania u frikësua fillimisht përballë Irlandës së Veriut kur kjo e fundit shënoi e para në transfertë, por më pas ktheu sfidën plotësisht në favorin e saj me tregolëshin e Gnabri e dygolëshin e Goretzka si dhe galin e Brandt, duke triumfuar 6-1.

Ky rezultat bëri të pavlefshëm suksesin 5-0 të Holandës ndaj Qipros, ku tregolëshi i Vijnaldum shërbeu vetëm për statistikë. Goleada edhe në ndeshje të tjera ku bie në sy fitorja 6-1 e Belgjikës, që mbylli grupin me 30 pikë, kualifikim perfekt pas 10 ndeshjesh e po aq fitoresh.

NDESHJET
GRUPI C
Holandë-Estoni 5-0
6’, 66′, 79′ Vijanldum, 18’ Ake, 87′ Boadu
Gjermani-lrlandë e Veriut 6-1
19’, 47′, 60′ Gnabri, 43′, 71′ Goretzka, 90’+1′ Brandt / 7’ Smith

GRUPI E
Uells-Hungari 2-0
16’, 47′ Ramsei
Sllovaki-Azerbajxhan 2-0
19’ Bozhenik, 86′ Hamshik

GRUPI G
Poloni-Slloveni 3-2
3’ Szimanski, 54′ Levandovski, 81′ Grosicki / 14’ Matavz, 61′ Ilicic
Letoni-Austri 1-0
65′ Os
Maqedoni e Veriut-Izrael 1-0
45’+2′ Nikolov

GRUPI I
Belgjikë-Qipro 6-1
16’, 68′ Benteke, 36′, 42′ De Bryjn, 44′ Karrasko, 51′ (ag) Kristoforu / 14’ Ioanu
San Marino-Rusi 0-5
3’ Kuzajev, 19’ Petrov, 49′ Mirancuk, 56′ Ionov, 78′ Komlicenko
Skoci-Kazakistan 3-1
48′, 90’+1′ MekGin, 64′ Neismith / 34′ Zajnutdinov

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
106 të vrarë në pesë ditë në Iran/ ‘Amnesty International’: Shtypje me dhunë e protestave anti-qeveritare

Amnesty International thotë se forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë të paktën 106 njerëz në protestat mbarëkombëtare anti-qeveritare që nga...

Close