X

Emrat/ U kapën me 8 kg kokainë të pastër, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në qytetin e Parmës në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës. Policia italiane iu ka gjetur atyre 8 kilogramë kokainë.

Autoritetet në shtetin fqinj kanë kryer arrestimin e shqiptarëve Lorand Maci e Eduart Cela. Ata trafikonin drogë të llojit kokainë. Arrestimi i tyre u krye, pasi policia po mbante nën vëzhgim Lorand Maçin, një emër i njohur për policinë fqinje, pasi edhe më 2008 ishte arrestuar po për trafik kokaine.

Maçi ishte edhe pronar i një picerie në Parma dhe autoritetet kishin kohë që e mbanin nën vëzhgim. Policia ndoqi Maçin dhe i gjeti në një garazh tetë pako, ku kishte 8 kilogramë kokainë të pastër.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe makina, që përdoreshin për transportin e drogës. Shqiptarët janë dërguar në burg dhe do të presin procesin gjyqësor kundër tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kishte kultivuar drogë, arrestohet mirditori i kërkuar nga drejtësia

Policia e Lezhës informon se ka arrestuar një 32-vjeçar, i kërkuar nga drejtësia, pasi akuzohej për kultivim të lëndëve narkotike....

Close