X

Anaid Kaloti flet për marrëdhënien me Oriola Marashin pas ndarjes


Këtë të hënë, i ftuar në ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo ishte fituesi i ‘Big Brother 6’, Anaid Kaloti.

Në studio është trajtuar tema ‘A mbetemi dot shokë me ish-partnerin?’, dhe ai ka treguar për eksperiencat e veta.

Anaidi ka treguar se i ka ndodhur që pas një ndarjeje, ta kthejë dashurinë në miqësi duke vazhduar komunikimin me ishin.

Por ai e ka provuar dhe anën tjetër të medaljes, atë kur mbyllet çdo lloj komunikimi.

Kështu i ka ndodhur me modelen Oriola Marashi! Vite më parë historia e tyre e dashurisë është përfolur shumë në media.

E pyetur nga Bieta në lidhje me modelen, Anaidi është përgjigjur: “Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim.

Nuk menaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin.” Më pas nga këmbënguljet e moderatores, fituesi i Big Brother ka treguar se ndjenjat nuk menaxhoheshin dot nga ana e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
A është Xhemi xheloze për shokët e tu? Arbana Osmani e pranon hapur: Nuk kam asnjë mik tjetër

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, janë ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Së bashku Arbana dhe Xhemi ndajnë...

Close