X

Vlerësimet e “France Football”/ Dështon Lenjani, një mbrojtës është më i miri në fushë


Kombëtarja nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në stadiumin “Air Albania”, madje duke mos shënuar as gol teksa u mund me rezultatin 0-2 nga Franca.

Paraqitja e kuqezinjve la për të dëshiruar dhe vetëm portieri Berisha arriti të evitonte disa gola të sigurt teksa në një rast na ndihmoi edhe shtylla.

Sakaq, “France Football” ka bërë edhe një vlerësim për ekipin Kombëtar dhe ka vënë notat sa i përket futbollistëve.

Për Hysajn si kapiten, gazeta e “Topit të Artë” ka rezerva të shumta dhe e ka vlerësuar me notën 6 ndërkohë që Gjimshiti ka arritur të marrë vlerësimin më të lartë.

Qendërmbrojtësi u vlerësua me notën gjashtë ndërkohë që Lenjani ishte më i dobëti në fushë duke marrë notën 3.

Me notën 4 janë vlerësuar Berisha, Veseli, Gjasula, Hysaj, Qose, Roshi dhe Balaj teksa Dermaku, Memushaj, Manaj dhe Bare janë vlerësuar me 5.

“Kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe mbrojtësi i Napolit ishte pak efektive kundër Francës dhe nuk mund të jetë shembull. Hysaj ishte shpesh herë i mundur dhe shumë i dobët kundër Tolisos. Ai mund të bënte më mirë në sulm kundër Mendit që nuk ishte në 100% e tij dhe në sulm mund të bënte më mirë.

Për shembull është një rast kur shërbehet nga Bare dhe pak metra larg portës së Mandanda ai humbet topin”, shkruhej në vlerësimin për kapitenin.

Vlerësimet:

Hysaj 4
Berisha 4
Lenjani 3 (Roshi, 4)
Veseli 4
Dermaku 5
Gjimshiti 6
Gjasula 4
Hysaj 4
Bare 5
Qose 4 (Memushaj, 5)
Balaj 4
Manaj 5.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Thirrjet “Rama ik” në stadium, Basha-kryeministrit: Hap krahun për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me fermerët shqiptarë në kuadër të ‘Rrugëtimit për Shqipërinë”. Ai...

Close