X

VIDEO/ “Hallexhinjtë” ishin besnikët e vetëm deri në fund, të dashurit e FSHF-së braktisin Kombëtaren


Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës u prit me një interes të madh nga tifozeria shqiptare dhe kishte kërkesa të shumta për të blerë një biletë për këtë takim.

Biletat dolën në shitje që në fillim të muajit por ndryshe nga radhët e tjera, nuk kishte shitje online dhe u ndoq një politikë shumë e çuditshme nga FSHF.

Tifozët nuk mund të blinin një biletë për Francën nëse nuk do të kishin një kundër Andorrës megjithatë ky problem u kalua sepse biletat e Andorrës përfunduan shpejt (Edhe pse në stadium kishte vetëm 3500 tifozë). Sakaq, FSHF shiti bileta për “Fan Clubin” që ka krijuar vetë dhe afro 10 mijë të tjera u dhuruan nga institucioni më i lartë i futbollit në vend.

Nga kjo dhuratë, mbetën pa bileta shumë tifozë që e ndjekin Kombëtaren në çdo stadium dhe kjo u vu re qartë edhe në tribuna. Tifozët në tribunën “Qemal Stafa”, ishin kryesisht ata që kishin marrë biletat nga FSHF dhe disa minuta para fundit të takimit, preferuan të largoheshin nga stadiumi duke lënë shkallët e stadiumit bosh.

Nga ana tjetër, “Plisat” dhe “Tifozat Kuq e Zi” po dhuronin spektakël. Pikërisht tifozët që blenë vetë biletat, qëndruan deri në fund duke hapur edhe banderolën, “hallexhinjtë”.

Kjo i referohet një deklarate të anëtarit të komisionit ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishi i cili u shpreh se futbolli nuk është për hallexhinj.

“Hallexhinjtë” në këtë rast, qëndruan deri në fund dhe duartrokitën ekipin Kombëtar pavarësisht humbjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Vaksinat e gripit, Bardh Spahia: Rama mashtron, ato gjithmonë falas kanë qenë

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar në një postim në facebook pas deklarimeve të kreut të qeverisë për vaksinën...

Close