

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka lënë ambientet e spitalit ku u shtrua të premten (15 nëntor) për shkak të problemeve me zemrën, ndërsa sot është rithyer në krye të detyrës.
Media serbe RTS raporton se presidenti Vuçiç tashmë është në gjendje të qëndrueshme dhe për këtë arsye është lënë i lirë nga spitali.
Këshilltarja për mediat e Vuçiç, Suzana Vasiljeviç tha mbrëmë se presidenti kishte qenë nën kujdesin e mjekëve për dy ditë dhe se tani duhej t’i përmbahej terapisë, që si të mund të zvogëlonte angazhimet e tij.
Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar sqaroi dje se presidenti kishte shkuar në spital në gjendje kritike për jetën.
Mjekët e rekomanduan Presidentin të rrallojë aktivitetet e tij derisa të shërohet plotësisht.
Të ngjashme
FOTO/ Humb jetën polici i kufirit, mediat malazeze: E vranë kosovarët
Reali feston barazimin si fitore, madrilenët vuajnë për të marrë pikë përballë Valencias
Barazim dramatik në Firence, Interit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit
Skandal në Spanjë/ “Nazist i ndyrë”, skuadra e Rei Manajt braktis ndeshjen
Anti-shpifja/ “Gazetarët do përballen me sfida shumë serioze”, ekspertët për “Zërin e Amerikës”
‘Eksodi’ në shëndetësi, Basha paraqet programin e PD: Paga 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët
Këlliçi në Akademinë Politike: Ndihma për personat e prekur nga tërmeti, të rinjtë ishin në lartësinë e misionit të tyre
Anti-shpifja/ “Kot të keqkuptojnë Edi, ec para mos u tërhiq”, Vasili ironizon kryeministrin: Padija është krenaria jote
Lini nje Koment