X

Peripecitë pas ndeshjes me Francën, dëmtohet trajneri Edi Reja


Shqipëria nuk arriti ta mbyllte fushatë kualifikuese për në Europian me një rezultat pozitiv, duke u mundur me shifrat 0-2 nga Franca. Sakaq, ky rezultat është edhe humbja e parë që në debutimin e kuqezinjve në stadiumin “Air Albania” duke qenë se dje ishte inaugurimi i tij dhe pritej një paraqitje më dinjitoze në fushë.

Sikur të mos mjaftonte vetëm rezultati, gjërat nuk kanë shkuar mirë as për trajnerin Edi Reja.

Tekniku italian ishte i qetë në prononcimet për mediat teksa në momentin qe do të dilte në konferencë për shtyp, duket se ka hasur në një problem. Ai kishte dëmtuar krahun e tij dhe ende nuk është bërë e ditur se çfarë ka ndodhur që ka çuar në dëmtimin e Rejës.

Sakaq, edhe gazetarëve u është kërkuar që ta lënë shpejt të lirë trajnerin italian sepse kishte pësuar një dëmtim.

I dërguari i UEFA-s për mediat, ka kërkuar në konferencë të respektohej trajneri dhe të mos bëheshin shumë pyetje. Në këtë mënyre, konferenca e Rejës ka zgjatur vetëm tre pyetje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
“Një lak shumë të fuqishëm”/ Rrjeti 5G në Shqipëri, gjenerali i NATO-s: Kina ka qëllimet e saj, SHBA ofron siguri kibernetike

Gjenerali i NATO-s, James Jones, ka qenë sot i pranishëm në konferencën, “Sfidat e NATO-s, përballë teknologjive tw reja, fjalën...

Close