X

“Nuk ka receta për pesë minuta”, Renato Mekolli sulmon Arbana Osmanin: Kush e ka bërë këtë? Unë dua një orë në kuzhinë


Renato Mekolli kundra Arbana Osmanit. Mekolli është ngacmuar së fundmi për librin e tij ” ‘Sekretet e shijes’ , i cili është prezantuar në panairin e këtij viti.

Gazetari i “Thumb On”, Ronaldo Sharka shkoi në Panairin e Librit dhe me qëllim ngatërroi emrat e librave me autorët për të marrë reagimin e tyre.

Kur shkoi tek Renato Mekolli, gazetari e ngatërroi librin e tij me të Arbanës.

“Libri juaj ‘Receta për 5 minuta’ mua më ka pëlqyer shumë”, i tha Ronaldo Renatos.
“Recetë për 5 minuta? Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta. Është e pamundur.

Unë kam nxjerrë ‘Sekretet e shijes’ dhe ’50 shijet e pastave”, tregoi Renato.

“Nuk e keni bërë ju ‘Receta për 5 minuta’?, e pyeti sërish gazetari “Kush e ka bërë këtë?

Nuk e di. 5 minuta? Unë sa futem në kuzhinë dua 1 orë”, u përgjigj Renato duke qeshur.
Libri “Receta për 5 minuta”, është i Arbana Osmanit.

Në panairin e këtij viti u paraqitën me libra shumë emra të rinj, si Arbana Osmani, Angela Martini, Iva Tiço dhe disa të tjerë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ U nda me Rudina Dembacajn, Aleksi rrëfen ‘dramën’: Sa lava makinën…

Divorci i aktores Rudina Dembacaj me bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj, është kthyer tashmë në lajmin kryesor të portaleve rozë...

Close