X

Italia e ekzagjeruar, mes golave e rekordit i bën nëntë Armenisë, kalim dramatik në Dublin për Danimarkën

Me Zvicrën e Danimarkën shkojnë në 19 kombëtaret e kualifikuara për në Euro 2020. E lehtë detyra e helvetëve që shkatërruan 6-1 Gjibraltarin dhe morën vendin e parë të Grupit D. Më e komplikuar ishte detyra e danezëve, që i mjaftoi 1-1 në Irlandë për të kaluar e për ti lënë vendasve playoff. Italia firmos rekordin e 10 fitoreve radhazi në grup, që nuk e kishte arritur kurrë dhe e bën me 9 gola të shënuar në portën e Armenisë. U tregua më modeste Spagna, shënoi vetëm 5-0 kundër Rumanisë.

Grupi D
Zvicra nuk e diskutonte aspak fitoren në transfertën e Gjibraltarit, duhej vetëm të priste përplasjen e Danimarkës kryesuese me Irlandën e vendit të tretë, në një ndeshje për jashtë a brenda. Danezët kishin avantazhin e kalimit edhe me barazim, ndërsa në Dublin vendasit kishin vetëm një alternativë, gjë që u komplikua nga goli i Braithëaite në minutën e 73. Barzoi Doherty 5 minuta nga fundi, por nuk mjaftoi që irlandezët të shmangnin playoff.

Grupi F
E lehtë për Spanjën, që kishte siguruar kalimin, por dëshironte ta mbyllte fushatën pa humbje. Iberikët shkatërruan 5-0 Rumaninë, në një ndeshje me një sens të hapur nga Fabian në minutën e 8. Përpara se skuadrat të shkonin në pushim shënuan edhe Moreno (33) Morata (43) e autogoli i Rus (45), ndërsa llogaritë i mbylli Oyarzabal në minutat shtesë. Fitoi 1-2 në Maltë edhe Norvegjia, pa sforco e duke u ngjitur në vendin e tretë, ndërsa Suedia e kualifikuar e mbylli me fitoren 3-0 në shtëpi kundër Ishujve Faroe.

Grupi J
Italia tërheq zvarrë 9-1 Armenia në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020 e, për herë të parë në histori, fiton të 10 ndeshjet e grupit. Ndeshje pa histori ajo në Palermo, duke parë diferencat teknike, por që do të mbetet në histori, duke parë rezultatin. Mbrëmje e madhe për Immobile e Zaniolo, autorë të dy golave secili. Realizoi gjithashtu edhe Barella (29′), Romagnoli (72′), Jorginho (penallti 75′), Orsolini (77′) e Chiesa (që goditi edhe dy shtylla). Greqia mund 2-1 Finlandën që ishte e kualifikuar, duke marrë vendin e tretë me golat e Mantalos e Galanopoulos. Nuk mjaftoi avantazhi provizor i Pukki, me helenët që shkuan në 14 pikë, një mbi Bosnjen, që mposhti 0-3 Lihtenshtejn me golin e Civic (57) dhe dygolëshin e Hodzic (64, 72).

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Edhe Sollaku kundër KED: Shkeli Kushtetutën

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Këshilli i Emërimeve...

Close