X

Hapësira e munguar në Angli, Shaqiri mendon seriozisht largimin nga Liverpuli

Xherdan Shaqirit i kanë munguar hapësirat edhe në këtë sezon të Premier League, teksa trajneri Jurgen Klop e ka aktivizuar me pikatore. Por, për fat të keq edhe dëmtimi nuk e ka lejuar shqiptarin që të pretendojë për një vend në formacion.

Nisur nga këto situata, sulmuesi po mendon seriozisht të largohet nga “Anfield” në merkaton e janarit, në kërkim të një aventure të re për të pasur mundësinë e aktivizimit me vazhdimësi, aq më tepër kur përpara është edhe kampionati europian dhe minutat do të jenë përcaktuese edhe për futbollistët që do të mbajnë peshën në përfaqësuesen e Zvicrës.

Sipas “ Football Insider”, Shaqiri është i ndërgjegjshëm që do ta ketë të vështirë të fitojë konkurrencën për një fanellë titullari me Sane dhe Salah. Në këtë formë, rruga e vetme mbetet të gjejë një opsion tjetër i cili do t’i bënte mirë për karrierën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Vlerësimet e “France Football”/ Dështon Lenjani, një mbrojtës është më i miri në fushë

Kombëtarja nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në stadiumin “Air Albania”, madje duke mos shënuar as gol teksa u...

Close