X

“Dush të ftohtë tifozëve”/ Videoja bëhet virale në mediat e huaja


Videoja e momentit kur spërkatësit e stadiumit bëjnë qull tifozët në Air Albania gjatë ndeshjes me Francën, është bërë virale në botë.

Shumë media kanë pasqyruar momentin kur tifozët përballen me ‘surprizën’ e hidhur.
Daily Star në Angli shkruan se tifozët mendonin se do binte shi, por nuk e dinin se do përballeshin me një dush të ftohtë pasi spërkatësit e stadiumit pësuan defekt.

Gazeta citon kreun e FSHF, Armand Duka, që deklaroi se gjithçka do jetë gati përpara ndeshjes.

“Ec e thuaja këtë tifozëve që u detyruan të shohin ekipin e tyre duke humbur me kampionët e botës, teksa mbanin veshur xhinse dhe bluze të lagura,” shkruan gazeta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Peripecitë pas ndeshjes me Francën, dëmtohet trajneri Edi Reja

Shqipëria nuk arriti ta mbyllte fushatë kualifikuese për në Europian me një rezultat pozitiv, duke u mundur me shifrat 0-2...

Close