

Të gjithë shpresonim që Franca të zbarkonte në kryeqytet pa asnjë objektiv, sigurisht dhe në këtë rast, vështirë të mendoje se “gjelat” do të vinin thjeshtë për turizëm.
Fakt është që Franca është ende në garë për vendin e parë në Grupin H, objektiv që e pranoi edhe Deschamps në konferencë, i duhet të fitoj përballë Shqipërisë për të mos kthyer kokën nga sfida tjetër Andorra-Turqi.
Franca nuk ka ndërmend të fal asgjë sot përballë Shqipërisë, sigurisht që Deschamps do të provoj një rotacion të lehtë, por kur bëhet fjalë për organikën e kampionëve të botës, pak rëndësi ka kush do të zbres në fushë si titullarë, diferencat janë shumë të mëdha.
Franca luan sot jo vetëm për kreun e grupit, luan për ta shndërruar në festë një ditë të veçante për trajnerin e tyre.
Didier Deschamps feston sot përballë Shqipërisë, ndeshjen e tij të 100 në krye të kampionëve të botës.
Brenda këtij harku kohë, Deschamps i ka dhuruar “gjelave” një finale në “Euro 2016” dhe sigurisht “qershia mbi tortë”, Kupën e Botës, një rrugëtim fantastik, një punë shumë e madhe që e ka shndërruar Francën në një superfuqi të futbollit botëror.
Të ngjashme
Kush është deputeti që mori dëmshpërblim për pasojat e tërmetit
Shifrat nxjerrin zbuluar Juventusin, me shitje fanellash nuk i paguan as rrogën Ronaldos
Ramush Haradinaj: Serbia e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga Millosheviçi
Mbyllja e JOQ, Këshilli i Europës reagon pas akuzave ndaj kryeministrit: Po bëhet presion ndaj mediave, mos ndiqni shembullin e Erdoganit
Pezullohet nga BSH, Malaj për ‘Zërin e Amerikës’: Përpjekjet për të më larguar, janë antiligjore
“Na thanë u çmend Presidenti”, Bushati: Qeveria bëri show, letra e Metës kishte fakte për tërmetin
Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve të NATO-s që nuk kontribuojnë
“Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, Rama fshin urgjent videon ku del padashje Dako (video)
Lini nje Koment