

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se skenarët e shkarkimit të presidentit Ilir Meta dhe shpërndarjes së Parlamentit nuk mund të realizohen.
Sipas Manjanit, në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria.
“Cilido që do të ndërmerrte një hap të tillë ekstrem, pra të përdorte autoritetin formal për të goditur tjetrin, do sillte pasoja shumë të rënda për vendin.
Në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria. Ndaj nuk dua as ta mendoj këtë skenar. Nuk ja ka borxh ky vend askujt as një ’97 tjetër, por as një Enver Hoxhë të ri…”-shkruan ndër të tjera Manjani.
POSTIMI I PLOTË:
Si kërcënimi i Parlamentit (Edi Ramës) që do shkarkojë Presidentin, ashtu edhe kërcënimi i Presidentit (Ilir Metes) se do shpërndajë Parlamentin janë tërësisht jashtë hapësirës Kushtetuese të Republikës.
Siç e kemi stërspjeguar, madje edhe të konfirmuar nga Komisioni i Venecias, procedura e shkarkimit të Presidentit është jo Kushtetuese.
Nga ana tjetër, Kushtetuta parasheh se shpërndarja e Parlamentit bëhet vetëm kur ky i fundit dështon të zgjedhë Kryeministrin ose kur nuk arrin të miratojë buxhetin.
Asnjëri nuk legjitimohet të bëjë atë që kërcënon se do ta bëjë!
Cilido që do të ndërmerrte një hap të tillë ekstrem, pra të përdorte autoritetin formal për të goditur tjetrin, do sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin.
Në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria.
Ndaj nuk dua as ta mendoj këtë skenar. Nuk ja ka borxh ky vend askujt as një ’97 tjetër, por as një Enver Hoxhë të ri…
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Kush është deputeti që mori dëmshpërblim për pasojat e tërmetit
Shifrat nxjerrin zbuluar Juventusin, me shitje fanellash nuk i paguan as rrogën Ronaldos
Ramush Haradinaj: Serbia e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga Millosheviçi
Mbyllja e JOQ, Këshilli i Europës reagon pas akuzave ndaj kryeministrit: Po bëhet presion ndaj mediave, mos ndiqni shembullin e Erdoganit
Pezullohet nga BSH, Malaj për ‘Zërin e Amerikës’: Përpjekjet për të më larguar, janë antiligjore
“Na thanë u çmend Presidenti”, Bushati: Qeveria bëri show, letra e Metës kishte fakte për tërmetin
Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve të NATO-s që nuk kontribuojnë
“Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, Rama fshin urgjent videon ku del padashje Dako (video)
Lini nje Koment