X

Ndotja nga fabrika e tullave, paralajmërimi i banorëve të Laprakës: Do të përshkallëzohet protesta!


Ditën e sotme banorët e Laprakës, kanë dalë sërish duke protestuar për të 11-tën herë, kundër fabrikës së tullave.

Kjo fabrikë operon në ilegjitimitet të plotë. Është gjobitur disa herë nga inspektorati mjedisor sepse nuk është e pajisur me një leje mjedisore, si dhe krijon ndotje të lartë jo vetëm për komunitetin pranë godinës ku ushton aktivitetin, por për të gjithë Tiranën, Kamzën dhe Vorën.

Si shkak i një pune të vazhdueshme, rrezja e ndotjes është më e madhe se 20 kilometra largësi, nga oxhaku i kësaj fabrike. Lëndët që digjen dhe përdoren për përpunimin e tullave dhe tjegullave janë të ndaluara për t’u përdorur. Aty digjen solar dhe mazut, që në botë kryesisht janë të ndaluara kategorikisht.

Në këtë komunitet ka shumë të sëmurë, të cilët vuajnë nga probleme në rrugët e frymëmarrjes apo dhe sëmundje të ndryshme kardiake dhe të lëkurës.

Të gjithë banorët e kësaj zone kanë ngritur dhe një padi pranë Gjykatës Administrative dhe së shpejti kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës.

Ndërkohë kanë bërë me dije se nga e hëna e javës së ardhshme, do të protestojnë para godinës së Ministrisë së Mjedisit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Basha në Divjakë: Kush komandon krimin nga burgu do t’i ‘prihet’ gjuha

“Kush është në burg dhe komandon krimin prej aty do t’i ‘prihet’ gjuha dhe nuk do të komandojë më prej...

Close