AKTUALITET, 17 Nëntor 2019, 19:04

Manipulime edhe në votimet për delegatë/ 'Nën moton nga krimi, me krimin, për krimin, mbushin kutitë e votimit'

Ish kryeministri Sali Berisha vijon me publikimin e denoncimeve të qytetarëve dhe anëtarëve të Partisë Socialiste, sa i përket votimeve të djeshme në selinë rozë.

Rasti më i fundit vjen nga njësia nr.5 në Tiranë, ku një anëtare e PS, pretendon se nuk kanë munguar manipulimet.

Sipas saj, në kutitë e votimit janë nxjerrë më shumë fletë se anëtarë.

“Krim elektoral edhe gjatë votimit për delegatë!

Socialistët në njësinë nr.5 nën moton “nga krimi, me krimin, për krimin” mbushin kutitë e votimit!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e një qytetareje.

Pershendetje dr.Berisha! Jam nje socialiste e thjeshte.Ne njesine nr.5 rezultatet e votimit te delegateve te PS ishin super te larta. Ka shume e me shume vota se antare,dhe flete votimi te marra ne dorzim.Keta po na fyejne edhe inteligjencen,ju lutem e postojeni edhe ne fb.