X

“Rama Ik!”, stadiumi “zien” nga thirrjet kundër kryeministrit, tifozët i prishin propagandën (VIDEO)

Shënohet incidenti i parë në Arenën Kombëtare “Air Albania”. Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij stadiumi, një pjesë e  tifozëve kanë shpërthyer në britma “Rama IK”. Kjo thirrje është përhapur më pas thuajse në të gjithë stadiumin, duke i prishur kryeministrit të gjithë propagandën e ndërtuar me kujdes mbrëmjen e sotme.

Stadiumi i ri, është mbushur i gjithi mbrëmjen e sotme, për ndeshjen Shqpëri-Francë.

Nuk kanë munguar as incidentet, kur një prej impjanteve të ujitjes së fushës, është kthyer nga tifozët, duke i lagur ata.

Shembja e Stadiumit Qemal Stafa dhe ndërtimi i këtij stadiumi me PPP dhe një kosto të larta, ka shkaktuar debate të shumta në vend, por kritikët u injoruan plotësisht. Gjithashtu, vendosja e emrit “Air Albania”, solli shumë reagime, për shkak se kjo kompani është e sapo krijuar.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama e ka promovuar stadiumin si një punë të madhe të Rilindjes së tij. Ndërsa, opozita  ka kritikuar ashpër, për shkak të kostos së lartë dhe kullës që  i qëndron mbi krye.

VIDEO:

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, SPORT, VIDEO
“Shqipëria e fundit në rajon”- Zëri i Amerikës: Korrupsioni dhe taksat pengesë për investimet e huaja

Investimet e huaja në Shqipëri shumë shpejt pritet të hyjnë në një fazë vështirësie. Dy projektet e mëdha më ndikim...

Close