

“Kush është në burg dhe komandon krimin prej aty do t’i ‘prihet’ gjuha dhe nuk do të komandojë më prej aty”.
Ky ka qenë paralajmërimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të gjithë eksponentët e krimit që sundojnë ende nga burgu, ku mes tyre përmendi edhe Aldo Baren.
Në një takim me fermerët e Myzeqesë së Divjakës Basha tha se ende janë evidente rastet kur bota e krimit sundon nga burgu, duke shtuar se ai do të drejtojë një qeveri që do të vijë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Në kushtet e sotme me fat është ai që del fyt e fyt, shumica jeni të zhytur në borxhe dhe merrni borxhe për të larë borxhe. askush nuk i kupton këto në kalçeton e korrupsionit. Unë jam këtu për ti kuptuar gjërat me sytë e shqiptarëve.
Zgjidhja që ne ofrojmë është zgjidhje e përbashkët që buron nga ky bashkëbisedim dhe nga një qeveri e dalë nga vota e lirë e juaj.
Nuk do të jetë një qeveri e dalë nga krimi, nga Rrajët e Rrumat që diktojnë sot në qeveri. Zgjidhja do të vijë nga zgjedhjet e lira e të ndershme.
Ne po punojmë që ju të zgjidhni sa më shpejt qeverinë që ju ofron programin që ju mendoni se është më i miri për ju.
Kush është në burg dhe ka lidhje me krimin do t’i ‘prihet’ gjuha. Nuk do të komandojnë nga burgu e të bëjnë afera. Duan të kapin drejtësinë sepse e dinë se çfarë i pret nga drejtësia e vërtetë për zullumet që kanë bërë”, theksoi Basha.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Vetëvendosje paralajmëron LDK-në: Nëse nuk arrijmë marrëveshje, shkojmë në zgjedhje
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Ja kush janë shtetet me më së shumti gazetarë të burgosur
Ministri i Jashtëm italian: Mbështetje Shqipërisë në rrugën europiane. Vlerësim të dëmeve nga tërmeti për konferencën e donatorëve
Tërmeti, Gjekmarkaj: Opozita të ushtrojë presion dhe të kërkojë përgjegjësit. Rama sot në Laç dha ‘spektakël’ të padenjë
“Kjo hata nuk mund të durohej as si libër nga ata që i shërbyen asaj diktature”, Agron Tufa zbulon letrën e Visar Zhitit nga azili
“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës nuk presim reflektim” Presidenca reagon ndaj Dvoranit: Do bashkëpunojmë me prokurorinë
Çelsi rikthehet në merkato, londinezët përgatisin milionat për të rikthyer në Angli talentin e Dortmund
U dëmtua nga tërmeti/ Inxhinierët s’lejohen të futen në godinën e shkollës “Emin Duraku”, prindërit në pritje të restaurimit
Lini nje Koment