X

Ambasadorja Çitaku kritikon vajzat kosovare që pritën me lule lojtarët anglezë: E turpshme!


Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshëm veprimin e bërë dje në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku disa vajza pritën me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë.

Çitaku është renditur në radhët e atyre që e kritikuan këtë gjest, ndërsa e ngushëllon fakti se Federata e Futbollit të Kosovës dhe Dardanët nuk kanë qenë organizatorët e kësaj skene.

“S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Kosova do të luajë kundër Anglisë, sot në orën 18:00, në shtëpi, në një sfidë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Minatorët e Bulqizës krijojnë sindikatën e tyre: Kushte më të mira pune e paga më të larta

Minatorët e Bulqizës kanë vendosur që ta marrin në dorë fatin e tyre. Ata kanë vendosur që të themelojnë një...

Close