X

Turqia aktivizon raketat antiajrore ruse pavarësisht kërcënimeve amerikane për sanksione

Turqia do të përdorë raketat antiajrore ruse pavarësisht kërcënimeve për sanksione amerikan, deklaroi sot një zyrtar qeveritar turk, dy ditë pas një takimi mes presidentëve, Recep Tayyip Erdogan dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne do të bëjmë atë që kemi për të bërë dhe sistemi i raketave do të bëhet i përdorshëm. Mënyra se si ai do të përdoret do të jetë objekt i një vendimi të mëvonshëm”, deklaroi Ismail Demir, i ngarkuar me blerjen e armatimit në Ministrinë turke të Mbrojtjes.

“Ne duhet të respektojmë marrëveshjen që kemi nënshkruar dhe është në interes të vendit tonë”, shtoi ai.

Dje, zëdhënësi i presidentit turk deklaroi se nuk do të kishte kthim prapa, Turqia do të aktivizojë S-400.

Këto raketa janë bërë një çështje diskutimi mes Ankarasë dhe Uashingtonit dhe kjo çështje është përmendur edhe gjatë takimit në Uashington mes Erdogan dhe Trump.

Turqia mbetet nën kërcënimin e sanksioneve shtesë për blerjen e sistemit të raketave S-400, konsideruar si një prej arritjeve të industrisë ushtarake ruse, pavarësisht protestave të Uashingtonit që thekson se këto armë nuk përputhen me dispozitat e NATO-s.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Tiranë, 34-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 12-të

Një 34-vjecare i ka dhënë fund jetës në kushte të rënduara psikologjike në Tirane ditën e djeshme, duke u hedhur...

Close