X

Politikani serb që e njeh pavarësinë e Kosovës ia thotë Vuçiqit disa fjalë pas problemeve me zemrën

Politikani i vetëm serb i cili e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe i cili vazhdimisht e mbështet atë, Çedomir Jovanoviq, ka reaguar pas problemeve me zemër që i pati gjatë ditës së sotme presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Jovanoviq ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, në internet, ku shihet afër Vuçiqit, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë.

Ai i ka dëshiruar kthim sa më të shpejtë Vuçiqit në detyrën e tij, në mënyrë që, siç është shprehur vetë Jovanoviq, ta mposhtë me ndershëmi.

“Ne kemi qenë këtu për 25 vjet, deri më sot të gjithë në vendin që ai zgjodhi, ai ishte gjithmonë një kundërshtar serioz, unë dua që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur që ta mposht me ndershmëri”, është shprehur Jovanoviq./Gazeta Express/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Kryemadhi takon simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni: Një shembull i jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat

Gjatë qëndrimit të saj disa-ditor në SHBA, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përveç takimeve me drejtues të institucionesh në Washington,...

Close